Hysaj mund t’i bashkohet Romës

05 maj 2020 | 22:30

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj në verë mund të largohet nga Napoli për shkak të mungesës së një vendi të sigurt në formacion.

“Calciomercato” raporton se Hysaj mund të shkëmbehet me mbrojtësin në pronësi të Romës, Rick Karsdorp. Mbrojtësi kuqezi në klubin italian këtë sezon është aktivizuar vetëm në 13 ndeshje në Seria A, shumë larg nga sezonet me Sarrin, ku ishte një ndër më të spikaturit në Seria A. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, ka reaguar ndaj një…