Sot lirohen nga Infektivja 18 pacientë, dy në gjendje të rëndë
06 maj 2020
| 11:43
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 36 pacientë, 15 prej tyre janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 18 pacientë të shëruar nga koronavirusi janë liruar për në shtëpi.
Prej të prekurve me Covid-19 nëntë raste janë në gjendje stabile, katër po marrin oksigjenoterapi dhe dy janë në gjendje të rëndë në përkujdesje intensive.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:
- 9 raste janë në gjendje stabile,
- 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
- Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Prej pesë pacientëve me Covid-19 dhe të cilët janë në dializë, tre prej tyre janë në gjendje të përmirësuar. Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.
Ndërkaq, dy raste të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë i në pritje të rezultatit është vetëm një pacient.
(B. D.: ‘Epoka e re’)