Tahiri: Deklarata e Borellit, tejet destabilizuese

06 maj 2020 | 13:32

Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se deklarata e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borell, për ndryshimin e mundshëm të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë është tejet e dëmshme dhe destabilizuese.

Me këtë rast, Tahiri ka theksuar se paqja në Ballkan është arritur pas luftërave të shumta dhe tragjedive gjenocidale.

Duke mirëpritur sot Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Duke shpresuar të shpejtohet eurointegrimi për Kosovën dhe vendet e tjera, për hir të paqes dhe stabilitetit. Megjithatë, deklaratat për ndryshimin e mundshëm të kufijve siç ishte kjo e thënë dje nga Josep Borell, përfaqësues i lartë i BE për politikë të jashtme janë tejet destabilizuese dhe të rrezikshme për Ballkanin, ku paqja u arritë pas luftërave dhe tragjedive gjenocidale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Të njëjtën deklaratë Tahiri e ka postuar edhe në llogarinë e saj në “Twitter”.

(L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Facebook" ka njoftuar se ka fshirë qindra llogari pasi ka…