Thaçi para samitit të Zagrebit: Shtetet e BE-së ta marrin vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave

06 maj 2020 | 16:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka bërë se ka zhvilluar biseda konstruktive para Samitit të Zagrebit që pritet të fillojë pasditen e sotme.

Thaçi ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq,  në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që organizohet nga Kroacia si kryesuese e radhës e BE-së.

“Bisedë shumë konstruktive me presidentin e Këshillit Evropian para nisjes së Samitit të Zagrebit. U pajtuam që angazhimi i përbashkët në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të siguruar një proces kredibil të integrimit të rajonit është krucial. Kam theksuar që shtetet anëtare të BE-së duhet ta marrin vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.  (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin e Kosovës,…