Brahimaj: S’na interesonte sa të ashpra ishin betejat, por a ishte Luani me ne

06 maj 2020 | 17:33

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit Luan Haradinaj, ka thënë se kur niseshin për në beteja s’u interesonte sa të ashpra do të ishin ato, por nëse Luani ishte me ta.

Brahimaj ka thënë se me guximi dhe mençuria e tij Luani ishte forcë për UÇK-së. “Në 23 vjetorin e rënies e kujtojmë Luanin e luftës, Luan Haradinaj ishte ndër themeluesit dhe dëshmorët e parë të Ushtrisë Çlirimtare. Luani ishte vërtet luan në betejat kundër çetnikëve serb, ishte shndërruar në tmerrin e tyre sepse pushka e tij nuk shprazte plumba kot.

Kur niseshim për në beteja nuk na interesonte se sa të ashpra do të ishin, por nëse Luani ishte me ne. Guximi dhe mençuria e tij ishin forcë për ne, andaj humbja e tij ishte më shumë se humbje. Luan edhe sot pas 22 vite të përjetësimit tënd ndihemi të dobët pa ty në betejat për Kosovën, kemi nevojë për mprehtësinë dhe guximin tënd e të shokëve të tu nga të cilët nuk të ndau as vdekja”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”, duke shtuar se “Luani i UÇK-së, Luani i dajës sot të kujtoj me aq dhimbje sa kisha kur kuptova që të humbëm, dhimbja dhe mungesa jote po rritet çdo ditë e më shumë. Prehu i qetë heroi ynë kombëtar. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj. (A.M / Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së…