Dybala shërohet nga koronavirusi

06 maj 2020 | 18:38

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është shëruar nga Covid-19. Pas gjashtë javë vuajtje, ylli argjentinas ka dalë negativ në testet për sëmundjen koronavirus. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Juventusit.

Pas dy testimeve të bëra siç e do protokolli, Dybala ka dalë negativ, duke u shëruar plotësisht.

Ai tani është i lirë të largohet nga vetizolimi. Kujtojmë se Dybala ka qenë futbollisti i tretë i Juventusit i prekur nga COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Samitin…