Një qytetar nga Gjilani ka vdekur nga koronavirusi

07 maj 2020 | 10:42

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dje ka dhënë dy lajme që, sipas tij, njëri është i keq e tjetri i mirë. Ai ka njoftuar se ka ndërruar jetë qytetari Myshyr Shabani nga Gjilaci, pas infektimit me Covid19, i cili jetonte në Gjermani. Ndërkaq, lajmi i mirë, sipas tij, është lejimi i veprimtarisë së bizneseve.

Shkrimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye

për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një paciente, e infektuar me koronavirus dhe e shtrirë…