Psikologia flet për gjendjen emocionale të njerëzve gjatë izolimit

07 maj 2020 | 11:41

Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu ka folur për gjendjen që mund të përjetojnë personat me rastin e izolimit. Ajo në Klan Kosova tha se përjetimet e traumës nga pandemia janë pothuajse të njëjta me ato të luftës. “Të gjithë ne e kemi përjetuar izolimin në këtë kohë të pandemisë. Të jesh i izoluar është të të merret e drejta e lëvizjes, kontaktet me personat që i duam për shkak se duhet të kemi kujdes nga pandemia. Kjo marrja e lirisë nuk është e lehtë për neve sepse ne jemi mësuar të kemi një jetë aktive, sociale dhe të karrierës dhe tani duhet të përshtatemi në kushte të shtëpisë dhe të mësohemi të jetojmë brenda këtyre kushteve. Ky është ballafaqim me një situatë traumatike ashtu si jemi ballafaquar në luftë, sepse po na rrezikohet jeta dhe mirëqenia sepse ne nuk dimë se a do të mbijetojmë”.

Qenaj-Sejdiu theksoi se janë tri situata traumatike që na paraqiten me rastin e izolimit gjatë pandemisë. “Reagimet në situatat traumatike janë tri: lufto, ik dhe persona që pësojnë shtangim emocional. Ata që luftojnë gjejnë mënyra se si të ballafaqohen. Si të jenë kreative dhe të përshtatemi në kushte të jetesës. Ata që ikin gjejnë mënyra se si të thonë se si të kapën për teori konspirative dhe thonë se virusi nuk ekziston, se virusi është shpikur nga laboratori.

Ata që kanë shtangim emocional janë të hutuar, janë konfuzë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodhë. Varësisht prej këtyre ne mund të përjetojmë ankth, stres dhe sulm të panikut dhe simptoma të depresionit.

Kur njërën nga këto reagime ne i kemi përzgjedhur, ankthi shfaqet te personat që kanë frikë prej sëmundjes ose se dikush prej anëtarëve të familjes ose nuk mund të ambientohet nga izolimi, nuk mund të jetë i relaksuar, nuk mund të marrë frymë lirshëm, rrahje të shpeshta të zemrës dhe mendojnë se po vdesin. Kjo krejt për shkak të izolimit dhe distancës sociale. Ata duhet ta pranojnë realitetin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të…