![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/veseli-10.jpg)
Veseli: Brahimaj ka qenë njeriu kyç i rithemelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se me dhimbje të madhe ka marrë lajmin për vdekjen e artistit të shquar Ahmet Brahimaj, i cili ka vënë themelet e baletit kosovar.
Veseli ka thënë se Brahimaj ka qenë njeriu kyç i rithemelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës pas luftës dhe meritori kryesor i sukseseve të shumta të këtij institucioni.
“Nën udhëheqjen e Ahmetit, Baleti i Kosovës ka arritur që me kushte minimale, të vendosë me sukses në skenë, shfaqjet më rëndësishme të baletit klasik, si dhe të tërheqë koreografë të mirënjohur nga e gjithë bota. Fal punës së tij këmbëngulëse, trupa kosovare e baletit u bë një nga institucionet më të suksesshme kulturore të vendit, që ftohej rregullisht nëpër skenat më prestigjioze të Evropës, duke shërbyer kështu, si ambasadore e kulturës dhe imazhit të Kosovës. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit e tij, trupën e baletit dhe mbarë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1581355452039655/?type=3&theater