Koronavirusi në Shqipëri, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

07 maj 2020 | 13:45

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona, nga të cilët tri raste në Tiranë, tri në Krujë, dy në Shkodër dhe dy në Kamëz.

Në total në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 842 persona, nga të cilët 605 janë shëruar dhe 31 kanë ndërruar jetë, shkruan “A2 CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që pandemia e Covid-19 tanimë është zbutur disi në…