Vetëvendosje: 10 mijë e 597 punëtorë janë regjistruar në Kosovë për 37 ditë

07 maj 2020 | 19:24

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar me anë një të postimi në rrjetin social “Facebook” se për 37 ditë në Kosovë janë regjistruar 10 mijë e 597 punëtorë.

“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë Covid-19”, bëhet me dije në njoftimin e LV-së.

LV-ja ka theksuar se çdo punëtor i regjistruar përfiton kontratë njëvjeçare, dhe se secilit punëtor i paguhen kontributet pensionale.

(M. Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës,…