Koeman: Ishte tronditëse, por tash jam mirë  

07 maj 2020 | 21:17

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman u shtrua me urgjencë në një nga spitalet e Amsterdamit ditë më parë, si pasojë e problemeve kardiake.

Por, pas marrjes së trajtimeve mjekësore, dhe vendosjes së stendave, ai është kthyer në shtëpi dhe përmes disa postimeve në “Twitter” ka treguar për gjendjen aktuale.

“Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar ishte një tronditje për mua, familjen dhe miqtë e mi. Për fat të mirë mjekët më ndihmuan me shpejtësi dhe u jam mirënjohës për këtë”, ka shkruar trajneri holandez.

“Jam mirë, po ndihme mirë – kjo do të thotë se do të vazhdoj me punën time sapo të kemi mundësi të luajmë përsëri”, ka deklaruar Koeman, duke falënderuar të gjithë për mesazhet inkurajuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit italianë kanë zbuluar planet për të testuar një vaksinë…