Italia shënon 274 viktima nga COVID-19

07 maj 2020 | 21:03

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapjes së pandemisë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858./oranews

Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit.

Deri më sot në Itali janë kryer 2,381,288 tampone./oranews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët e infektuar nga koronavirusi, të shëruar por që dalin…