Studiuesit italianë: Jemi të parët në botë që neutralizuam virusin me vaksinë!?

07 maj 2020 | 21:10

Studiuesit italianë kanë zbuluar planet për të testuar një vaksinë tek njerëzit, duke pretenduar se vaksina e tyre është e para në botë që neutralizon virusin. Ata e kanë provuar vaksinën tek minjtë dhe sipas tyre përgjigjet kanë rezultuar të suksesshme.

Kjo vaksinë imiton antitrupat dhe nuk lejon virusin të të sëmurë. Rezultatet paraprake nga testet laboratorike treguan se antitrupat e krijuar tek minjtë ishin në gjendje të ndalonin qelizat së infektuari nga koronavirusi.

Luigi Aurisicchio është studiuesi i zbuloi se skuadra italiane po planifikon të fillojë vaksinime në vjeshtë.

Sipas Daily Mail ai ka thënë: “Me sa dimë ne jemi të parët në botë deri më tani që kemi demonstruar një neutralizim të koronavirusit me anë të një vaksine”.

Por ndërkaq, në Britani dhe në Amerikë kanë nisur vaksinimet e para tek njerëz vullnetarë. Edhe gara që po bëjnë shkencëtarët se kush e prodhon vaksinën i pari është lajm pozitiv, sa kohë që shërben për të mirën e njerëzimit.

Burimi: https://www.euroweeklynews.com/2020/05/07/scientists-in-italy-announce-the-first-vaccine-to-neutralise-the-coronavirus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapjes…