Katër raste me Covid-19 te Sampdoria

07 maj 2020 | 22:56

Klubi italian i futbollit, Sampdoria ka njoftuar se tri raste të reja me Covid-19 janë zbuluar te kjo skuadër, ndërsa edhe një lojtar që ishte negativ ndërkohë, është testuar pozitiv sërish.

Të gjithë lojtarët dhe stafi janë testuar para kthimit në stërvitje. Dhe testimi ka zbuluar të prekur e ri.

“UC Sampdoria njofton se në testimin e bërë te lojtarët, rezultatet kanë treguar tri raste të reja për kroonavirus dhe një rast të kthimit në pozitiv. Aktualisht pa simptoma, të gjithë janë në karantinë dhe do të monitorohen ashtu si e parasheh protokolli”, ka njoftuar Sampdoria.

Po të enjten Fiorentina njoftoi se te kjo skuadër janë gjashtë raste të reja, duke përfshirë tre lojtarë. Ndërkohë Verona ka njoftuar se nuk ka asnjë rast. Te Torino është paraqitur një rast në testimet e kësaj jave. Disa skuadra italiane këtë javë kanë nisur me stërvitje individuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë…