Kompanitë që manipuluan me çmimet e naftës u gjobitën 4 milionë euro

08 maj 2020 | 10:33

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka shpalosur vendimin lidhur me dyshimet për manipulime të çmimeve nga kompanitë e derivateve të naftës.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë se kanë marrë vendim që për shkak të shkeljes së dispozitave të konkurrencës në treg, 14 kompani të gjobitën mbi 4 milionë euro. Sipas tij, këto kompani kanë manipuluar me çmimet e naftës.

“AKK-ja ka marrë vendim përfundimtar për çmimet e derivateve të naftës. Hetimi ka nisur në vitin 2019, ku janë nisur dyshimet se operatorët nuk kishin vepruar si në vitin 2018. Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës. Komisioni i autoritetit ka vendosur të shqiptojë gjobë prej 4 milionë e 400 mijë eurosh për 40 kompanive nën hetim”, ka thënë Prestreshi, duke shtuar se kompanitë mund ta bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra hyjnë në buxhetin e shtetit të Kosovës.

 

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva, përpos me pandeminë Covid-19, po përballet edhe me rriqrat.…