E pamundshme t’i fitojë një parti në Kosovë 50 për qind të votave

08 maj 2020 | 10:56

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat, sipas saj, do t’i fitojë 52 për qind të votave, janë të pavërteta. ”Sondazhet u prezantuan nga zyrtarë të Vetëvendosjes dhe asnjëherë nuk janë konfirmuar. Nuk ka shanse të bëhet sondazh në kohë të pandemisë i cili ka mostër reprezentative. E dyta, nëse dikush thotë në Kosovë që bëj sondazh me telefonata, ai as minimumin e minimumit të besueshmërisë nuk e ka për shkak të mënyrës se si funksionon telefonia mobile në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në “Rubikon”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se me këtë sistem zgjedhor asnjë parti nuk mund t’i ftojë 50 për qind të votave, as Lëvizja Vetëvendosje.

“Sistemi zgjedhor në Kosovë është i tillë. Me i fitu një parti 50 për qind të votave duhet të ketë matematikë. Ku vijnë këto vota? Nëse 230 mijë vota sa ka pas më duket Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit, në një trup elektoral po e llogarisim prej 800 mijë njerëzve, duhet t’i ketë më shumë se 400 mijë vota. Do të thotë, duhet të shtohen 180 mijë vota. Prej nga vijnë ato? Nga qielli apo nga Kina dhe India. Kujt ia merr 180 mijë vota Vetëvendosja?”

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing…