Vdes edhe një 77-vjeçar nga virusi Korona

08 maj 2020 | 11:35

Klinika Infektive e QKUK-së sapo njoftoi se ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci si pasojë e infektimit me COVID-19.

Në një njoftim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Njoftimi i plotë:

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk…