Amerika shpërblen Luana Vjollcën (Foto)

08 maj 2020 | 11:45

Luana Vjollca na e ka treguar me kohë se kush punon fiton, kështu që sot ajo na tregoi suksesin e radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare!

Moderatorja ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020”, ceremonia e së cilës u mbajt live në 18:00 me orën e Nju Jork.

Përmes një postimi në Instagram, Luana falenderoi të gjithë atat që e vlerësuan ndërsa inkurajoi ndjekësit se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë.

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria,” tha ajo.

“Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.

https://www.instagram.com/p/B_odzBAD8Oa/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm tetë raste të reja të të infektuarve janë konfirmuar…