Ministrja e Arsimit në Shqipëri shtyn zgjedhjet në universitete (Dokument)

08 maj 2020 | 12:31

Pas debatit të disa ditëve për zgjedhjet e organeve drejtuese në universitete, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka vendosur shtyrjen e tyre.

Pavarësisht kësaj, ajo ka kërkuar që të vazhdojë procesi përgatitor për këto zgjedhje.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”, ka shkruar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi…