Ylli i Tottenhamit përfundoi shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

08 maj 2020 | 12:47

Mesfushori i Tottenham, Heung-min Son, ka përfunduar shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes, në Kore.

27-vjeçari ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë në ushtrinë e Koresë në bazë të ligjeve të vendit të tij. Shërbimi në ushtri është i detyruar në Korenë e Jugut, por Son, pas suksesit të arritur në Kupën e Azisë, ka qenë i liruar nga shërbimi që ndjekin të gjithë, duke u detyruar në vetëm tri javë.

Son ka shfrytëzuar ndalimin e futbollit nga COVID-19 për të shërbyer në ushtrinë e vendit të tij.

Madje, këtë shërbim Son e ka bërë me shumë sukses, pasi është emëruar një nga pesë rekrutët më të mirë në njësinë e tij. Tani Son i duhet të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Tottenhamit në stërvitje, me shpresën se pjesa e mbetur e sezonit do të vazhdojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë arkitekti dhe piktori shqiptar Maks Velo në…