IKShPK-ja, qytetarëve: Keni kujdes sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së Covid-19

08 maj 2020 | 13:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë ta mbajnë distancën fizike për shkak të pandemisë Covid-19.

Po ashtu, ky institut ka kërkuar nga qytetarët  që të bëjnë kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të Covid-19.

“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë!

Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!

Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj:

Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

(L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Rexhep Haxha-Galica atdhetar, luftëtar dhe mentar i shquar (7)…