Nga 53 qytetarë vitias me Covid-19 janë shëruar 44 prej tyre

08 maj 2020 | 13:53

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSh) në Viti ka mbajtur të premten mbledhjen e rregullt.

Gjatë këtij takimi është bërë me dije se nga gjithsej 53 qytetarët vitias të infektuar me Covid-19, 44 prej tyre janë shëruar dhe se pritet të bëhen edhe disa ritestime që mund të rritin numrin e të shëruarave në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haiti, gjatë takimit të KKMSh-së, ka thënë se numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi në këtë komunë është rritur në 44, duke potencuar se nuk ka më raste të reja me Covid-19 në këtë komunë.

Më tutje, ai ka thënë se prej përhapjes së këtij virusi e deri me tani janë bërë 200 testime për Covid-19 dhe se prej tyre kanë qenë të infektuar 53, kurse tani janë shëruar 44. (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3045910212121686&id=681477651898299

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar…