​Mbi 100 persona pickohen nga rriqrat në Malishevë

08 maj 2020 | 21:14

Problemi i rriqrave është i përvitshëm në Komunën e Malishevës. Edhe këtë vit zyrtar të kësaj komune thonë se “do t’i marrin masat e nevojshme për të parandaluar infektimin e qytetarëve nga rriqrat”.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, këto ditë ka pas mbi 100 pickime nga rriqrat por nuk ka asnjë të infektuar.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ka vite që si komunë nuk kanë asnjë të infektuar.

Në disa fshatra të Malishevës ka nisur dezinsektimi dhe do të vazhdoi edhe në fshatra të tjera.

Sipas Begajt, Ministria e Bujqësisë ka kontraktuar një operator për dezinsektimin e zonave. “Për sqarimin e drejtë të opinionit dhe të gjithë të tjerëve, operatori që është duke bërë dezinsektimin, është i kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë dhe jo nga Komuna e Malishevës dhe për të tretin vit me radhë është duke bërë dezinsektimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, duke u shtuar se për pjesën e dezinsektimit të cilën e bën komuna, kontrata ende nuk është finalizuar./ (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa…