Serbia është e përkushtuar për kompromis me Kosovën

09 maj 2020 | 10:39

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dje ka marrë pjesë në takimin informal të Këshillit të Sigurimit, në të cilin ka folur edhe për çështjen e dialogut Prishtinë – Beograd. Ai ka thënë se Serbia dëshiron të gjejë një zgjidhje me Kosovën, nëpërmjet një kompromisi. Por, sipas tij, për procesin e dialogut duhet ta thonë fjalën përfundimtare Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit.

“Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës. Dhe për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Daçiqi.

(B. D.: “Epoka e re”)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Demokracia Studentore ka reaguar për Ditën e Evropës duke…