Edhe pas gjashtë ditësh, sërish Rusia mbi 10 000 të infektuar nga Covidi

09 maj 2020 | 11:04

Për të shtatën ditë me radhë Rusia ka regjistruar më shumë se dhjetë mijë të infektuar të rinj për 24 orë. Shifra e së shtunës ishte pak më e lartë se ajo që u shënua një ditë më parë, kur u konfirmuan 10 699 raste. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Rusi shkoi në 198,676 persona. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 104 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 1 827.

Gjatë kësaj jave Rusia ua kaloi Francës dhe Gjermanisë për numrin e infektimeve dhe u bë shteti i pestë në botë me më së shumti raste, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ruse ka vendosur të ketë më pak organizime me rastin e shënimit të 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi shënohet më 9 maj dhe njihet si “Dita e Fitores”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 persona, të ardhur nga Perëndimi e të karantinuar në…