Kosova synon pranimin në BE dhe NATO

09 maj 2020 | 11:16

Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Evropës, ka uruar 70-vjetorin e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Kosova ka synim strategjik orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO.

“U bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian.

Kosova si shtet i ri dhe sovran falënderon të gjitha shtetet evropiane që dhanë kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova, pavarësisht sfidave, synim të vetëm strategjik ka orientimin euroatlantik dhe pranimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

 

(B. D.: “Epoka e re”)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm gjashtë raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në…