Haradinaj bën homazhe te varri i Konushevcit dhe Malajt

09 maj 2020 | 11:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te varri i heroit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, me rastin e 22-vjetorit të rënies së tyre. “Me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë nderuam sot heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Malaj, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Baci Halit humbi një djalë, por fitoi mijëra të tjerë, që ndjekën shëmbëlltyrën e Ilirit në rrugën për liri. Lavdi!”, ka thënë Haradinaj.

 

 (B. D.: “Epoka e re”)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Evropës, ka…