Asistentja personale e Ivankës infektohet me koronavirus

09 maj 2020 | 11:35

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus. Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot,…