Evropë, urime ditëlindja!

09 maj 2020 | 11:42

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se deklarata e Schumanit, e 9 majit, shënoi rrugën jo vetëm për tregun e përbashkët, por edhe për vlerat e përbashkëta.

Në urimin e tij për këtë ditë Reka tha se Evropa nuk është e plotë as pas shtatë dekadave. “Bashkimi Evropian është një projekt paqeje e zgjerimi i tij një gjeopolitike unifikuese që bashkoj Evropën e ndarë. Por, Evropa nuk është e plotë as pas 7 dekadave”, ka thënë Reka dhe ka shtuar se për Kosovën anëtarësimi në BE mbetet orientimi strategjik. “Për Kosovën anëtarësimi në BE mbetet orientimi strategjik jo për shkak të Brukeslit, por për ne e fëmijët tanë. Anëtarësimin tonë në BE nuk e bëjmë pse e kërkon politika dhe teknika por pse  kërkojnë shumica e qytetarëve”, ka shprehur mendimin Reka.

Ai shpreson se vitin e ardhshëm këtë ditë “ta festojmë së bashku me evropianët e tjerë, Evropë, urime ditëlindja”.

(B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri total i të prekurve në të gjithë botën me…