Po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë për Kosovën

09 maj 2020 | 11:45

Shefja e Zyrës e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët me rastin e Ditës së Evropës. Në një videoje ajo ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën, të cilat  do të shërbejnë për stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për t’i mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin.

Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, ka thënë ajo.

 

 (B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot, me…