Angazhimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE është i padiskutueshëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Dita e Evropës nuk është vetëm çështje e historisë së Bashkimit Evropian, por edhe e synimeve historike të Shqipërisë.
Ai ka thënë se Shqipëria jo vetëm është pjesë e patjetërsueshme e Evropës, por edhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.
“Pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, jetësimi i kësaj aspirate është më afër se kurrë. Megjithatë, ka ende shumë pune për të bërë – punë që kërkojnë përpjekjen e të gjithëve pavarësisht dallimeve partiake”.
“Në çdo rrethanë, angazhimi i Shqipërisë për anëtarësim në Bashkim Evropian është i padiskutueshëm dhe puna jonë e pakursyer më e madhe se kurdoherë më parë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)