Tetë raste të reja me Covid-19, shërohen edhe 31 pacientë

09 maj 2020 | 22:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ja njoftuar edhe për tetë raste të reja me Covid-19.

“Sot më 9 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar tetë (8) raste”, është bërë me dije në njoftimin për media të IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prishtinës tri raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), Komuna e Mitrovicës dy raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga një rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

“Nga data 8 shkurt deri më 9 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhamitë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit…