Britanikët mbushin parqet dhe dalin për birra (Foto)

10 maj 2020 | 10:03

Britania ka regjistruar edhe 346 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 31 mijë e 587.

Po ashtu në spitalet e Britanisë janë 11 mijë e 809 pacientë dhe ka një rënie të ndjeshme, pasi dje kishte 12 mijë e 284.

Por qeveria britanike duket se nuk do të lëshojë kaq shpejt masat ndaj COVID-19.

Ministri i Transportit Grant Shapps paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë hap drejt lirisë, por vetëm një lehtësim gradual pasi virusi është ende vdekjeprurës.

Por qytetarët kanë injoruar masat e qeverisë dhe distancimin fizik. Parqet dhe lokalet janë mbushur plot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua…