Tri raste të reja me Covid-19 në La Liga

10 maj 2020 | 10:37

Tri raste të reja me Koronavirus janë regjistruar në futbollin spanjoll.

Bëhet fjalë për klubin e Betis, që militon në La Liga. Ka qenë media Cadena Ser e cila ka publikuar lajmin. Skuadra do të fillojë stërvitje ditën e henë, ndërkohë që 3 lojtarët që rezultuan pozitivë me koronavirus, do të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Sipas informacionit të publikuar nga Cadena Ser, nga tre lojtarët pozitivë, dy janë asimptomatikë, teksa ato do të testohen vazhdimisht, derisa sa virusi të zhduket perfundimisht. Emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë nuk janë bërë publike, ndërkohë që testimet vazhdojnë tek të gjitha skuadrat e La Ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pesëvjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e…