Johnsoni kërkon hetim për vdekjet nga koronavirusi të zezakëve dhe aziatikëve

10 maj 2020 | 10:45

Ndikimi joproporcional që ka pasur koronavirusi te zezakët dhe pakicat etnike në Britani të Madhe duhet të hetohet, i kanë thënë kryeministrit britanik përmes një letre disa figura nga fusha të ndryshme të jetës.

Nga kryeministri Boris Johnson u kërkua që të fillojë një hetim i pavarur publik për atë se si dhe pse shkalla e vdekshmërisë dallon aq shumë në bazë të përkatësisë etnike.

Sipas analizës së Zyrës Kombëtare të Statistikave, zezakët ishin katër herë më të rrezikuar nga vdekja prej koronavirusit sesa njerëzit e bardhë, shkruan “Metro UK”, transmeton Express.

Njerëzit me prejardhje nga Bangladeshi, Pakistani dhe India dhe personat me etni të përzier gjithashtu janë në rrezik më të lartë nga vdekja, në bazë të analizave të kësaj zyre.

Letra dërguar kryeministrit u nënshkrua nga më shumë se 50 figura nga fusha e mjekësisë, sindikatave dhe udhëheqësve kishtarë. Ajo u nënshkrua edhe nga kryetarët e qyteteve Newham dhe Bristol.

Në letër thuhet se planet reaguese të qeverisë qendrore dhe qeverive lokale si dhe ndikimi i tyre te komunitetet pakicë duhet të hetohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria…