Spanja regjistron shifrën më të ulet të vdekjeve që prej 18 marsit

10 maj 2020 | 12:56

Në Spanjë vijon në ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 143 të vdekur duke shkuar në 26 621 në total.

Sipas së dhënave të ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej 18 marsit. Krahasuar me një ditë më parë, 179 numri i të vdekurve është ulur me 36 raste.

Ndërkohë numri i total i të infektuarve ka shkuar në 224.390 persona. Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve nga koronavirusi, që ka shkuar në 136.166 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli gjerman pritet të rinisë sezonin e ndërprerë në mes…