Dita e Nënës, Osmani: S’ka qenie njerëzore më të fortë se nënat

10 maj 2020 | 14:31

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe në vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se secili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nëna.

“Në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat”.

“Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë, duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime Dita e Nënës!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/298873241119120/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa vendet perëndimore fillojnë të zbusin gradualisht izolimin, po bëhet…