Princi Harry flet për përjetimin e tij gjatë pandemisë

10 maj 2020 | 15:36

Princi Harry ka folur për herë të parë për përjetimin e tij gjatë periudhës së pandemisë.

35-vjeçari u shpreh se jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për të gjithë dhe se kërkohet motivim për të vazhduar përpara.

Nëpërmjet një mesazhi nga shtëpia e tij në Los Anxeheles, ku njoftoi shtyrjen e Lojërave Invictus 2020 vitin e ardhshëm, princi tha se sfidë mbetet shëndeti mendor.

“Do të shohim dhe dëgjojmë nga shumë konkurrentë të Invictus përvojën dhe aftësinë e tyre në përballimin e sfidave të shëndetit mendor, dhe kjo është diçka nga e cila mund të mësojmë të gjithë. E njëjta gjë padyshim, mund të thuhet, për profesionistët tanë të jashtëzakonshëm të kujdesit shëndetësor, që punojnë kaq shumë për të na mbajtur të gjithë të sigurt”, ka deklaruar ai.

Lojërat Invictus janë ide e princit Harry, dhe zhvillohen që prej vitit 2014.

Këto lojëra përdorin fuqinë e sportit për të frymëzuar rimëkëmbjen, për të mbështetur rehabilitimin dhe për të gjeneruar një mirëkuptim dhe respekt më të gjerë për njerëzit e shërbimit që kanë mbetur të gjymtuar.

Këtë vit, ato ishin parashikuar të zhvilloheshin në Hagë por për shkak të pandemisë, eventi sportiv u shty në 2021.

Ndërkohë, princi, bashkëshortja e tij Megan dhe djali i tyre Archie, po jetojnë në SHBA, që pas largimit nga detyrat mbretërore. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…