Gashi: Katër rastet e testuara kanë rezultuar negativ me Covid-19

11 maj 2020 | 00:06

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se nga katër mostrat e testuar në laboratorin e IKSHPK-së, kanë rezultuar negativ.

Kryetari Gashi, gjithashtu ka bërë me dije se janë në gjendje gatishmërie t’i ofrojmë ndihmë pacientit të infektuar.

“Ju njoftoj se nga katër mostrat e testuara në laboratorin e IKSHPK-së, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19, kanë rezultuar negativ. Pra, në Obiliq kemi vetëm një rast me Covid-19. Ne, si shtab emergjent lokal, përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Stacionit Policor, jemi në gjendje gatishmërie të ofrojmë çdo lloj ndihme pacientit të infektuar dhe i dëshirojmë shërim sa më shpejtë! Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë!”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto pamja, Sllobodan Millosheviq shihet i vendosur në bazën…