Zyrtari i Vetëvendosjes i krahason mediat e Kosovës me sëmundjen e murtajës

11 maj 2020 | 08:12

Arbër Vokrri, asamblist në Komunën e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka lëshuar akuza në drejtim të mediave, të cilat i ka krahasuar me sëmundjen e murtajës. Ai ka thënë se mediat, me disa përjashtime të vogla, janë murtajë e rëndë që ka prekur Republikën e Kosovës.

“Mbes i mendimit se mediat kosovare (me naj përjashtim t’vogël) janë murtaja ma e rondë që e ka pllakosë këtë vend”, ka shkruar Vokrri në “Facebook”.

Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, ishte një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohej nga bakteri Yersina pestis dhe bartej nga pleshtat që mbijetonin në trupin e minjve dhe në prani të tyre kalojnë edhe te njeriu. Murtaja kishte mbytur 200 milionë njerëz në gjithë botën, posaçërisht në Evropë.

Veç kësaj, ky zyrtar i LV-së ka folur edhe për përfaqësuesin special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se presidenti i Kosovës ia ka gjetur ilaçin Grenellit. E ilaçi për Grenellin, sipas tij, është Bekim Çollaku, por nuk ka shpjeguar në çfarë konteksti e ka thënë këtë.

Zyrtarë dhe aktivistë të LV-së kanë pasur një fushatë kundër Grenellit për shkak të orientimeve të tij seksuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse afati i fundit për recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve…