Prishtina sërish mund të karantinohet

11 maj 2020 | 10:49

Gjatë 24 orëve të fundit 14 persona janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, duke e ngrehur numrin e të infektuarve në 884.

Edhe pse në Prishtinë mbrëmë u konfirmua vetëm një rast, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka paralajmëruar se nëse rritet numri i të infektuarve mund të kthehen në fuqi masat strikte. Sipas tij, Prishtina edhe mund të futet në karantinë, por edhe mund të kthehet “ora policore”.

Kryeqyteti ka dalë nga karantina më 4 maj, gati një muaj pasi ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës zonë karantine, duke ndaluar hyrjet dhe daljet.

Nga data 8 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 9 934 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor e vitit të kaluar më 10 maj, sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4 156 014 raste dhe 282 794 raste të vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pol Elyar   Në hidhërimin tim asgjë s’ndryshon Po pres,…