Pas lehtësimit të masave, Indisë i kthehet koronavirusi

11 maj 2020 | 10:58

Autoritetet në Indi njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 4 213 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Kjo është shifra më e lartë e të prekurve për periudhën njëditore në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Indi shkoi në 67 152 persona. Kjo shifër është relativisht e ulët, duke marrë parasysh numrin e madh të popullsisë dhe në krahasim me numrat që janë shënuar në vendet perëndimore.

Përpos të infektuarve, 2 206 persona kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në Indi, ndërsa rreth 21 mijë janë shëruar, shkruan “CNN”, transmeton Express.

India për disa javë ka qëndruar në karantinë të plotë si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së virusit, por ditët e fundit autoritetet kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate sot, me fillim nga ora 13.00, do të…