Rusia, edhe sot, mbi 11 000 të infektuar

11 maj 2020 | 11:24

Rusia ende po vazhdon trendin e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportoi 11 656 raste. Sipas “World Meters”, deri tash në Rusi janë infektuar 221 344 persona, teksa kanë vdekur 2 009 persona si dhe janë shëruar 39 801 persona. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 94 persona e raste aktive janë 179 534. Deri tani në botë janë infektuar 4 196 784 persona, kanë vdekur 284 034 si dhe janë shëruar 1 500 385 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka raportuar sot për katër raste të reja të…