Iranianët gabimisht godasin anijen e tyre, 19 detarë të vdekur

11 maj 2020 | 11:49

Një anije luftarake iraniane është goditur aksidentalisht nga predha e një anije tjetër gjatë stërvitjes, e për pasojë 19 detarë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, konfirmoi të hënën Marina e Republikës Islamike.

Incidenti ndodhi gjatë një stërvitjeje në Gjirin e Omanit, një rrugë detare tepër “e nxehtë” që lidhet me Ngushticën e Hormuzit, prej nga kalon rreth 1/5-ta e naftës së botës. Irani kryen rregullisht testime në këtë zonë, raporton Reuters.

Agjencia e lajmeve “Fars” citoi një zyrtar të ushtrisë i cili mohonte disa raportime në mediat vendase se anija ishte mbytur. Megjithatë, për incidentin ku u qëllua një anije Konarak, e ndërtuar në Holandë dhe blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979, kanë nisur hetimet.

Ngjarja ndodhu në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të larta, që kur presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore që Irani kishte nënshkruar me fuqitë e mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina regjistroi sot pesë raste të reja të koronavirusit në…