Batatina: Nëse ndërpritet kampionati, titulli i takon Ballkanit

11 maj 2020 | 12:24

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri dhe donatori te klubi i Llapit, Tahir Batatina u shpreh se duhet të rinis edicioni, por nëse nuk ndodhë kjo, atëherë Ballkani duhet të shpallet kampion sipas tij.

“Unë mendoj që nëse kampionati përfundon, atëherë Ballkani me plotë meritë duhet të shpallet kampion, por nëse vazhdon matematikisht Llapi mund të jetë kampion”, ka thënë Batatina në Klan Kosova.

“Nuk duhet të merret një hap i ngutshëm për rifillimin e kampionatit, por duhet të merren edhe masa së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës”, tregoi ai.

“Më pak se rrezik ka zhvillimi i futbollit se sa aktivitetet tjera”, shtoi shefi i shtabit teknik te Llapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, ka zbuluar arsyet e tij…