Vetizolohet edhe kabineti i Kurtit

11 maj 2020 | 13:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane që dyshohet të jetë prekur me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë, Perparim Kryeziu, ka bërë me dije se edhe kabineti i Kurtit janë në vetizolim.

“Kabinet i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimit Evropian ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultatit të testit të tij”.

“Deri tash nga kabineti nuk është testuar asnjë zyrtar jemi vetëm në vetizolim”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq Khan, u…