Haradinaj: Duhet ta synojmë marrëveshjen me Serbinë gjatë administratës Trump

11 maj 2020 | 14:17

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova duhet të synojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe obligative me Serbinë gjatë administratës së presidentit amerikan, Dolanld Trump.

Haradinaj në një intervistë për “TV Ora News” në Shqipëri, ka thënë se është duke u bërë  shumë për të frikësuar Kosovën se ajo nuk duhet të synojë një marrëveshje gjatë kohës së administratës Trump.

“Marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, por nuk e diskuton territorin dhe kufijtë e Kosovës. Po bëhet shumë për të frikësuar Kosovën se ajo nuk duhet të synojë një marrëveshje gjatë kohës së administratës Trump. Kjo është logjikë e gabuar. Ne duhet të synojmë një marrëveshje pasi administrata e Trumpit është e atij vendi që ndërhyri në 1999”, ka thënë Haradinaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka paralajmëruar se Franca…