Haradinaj komenton propozimin e Vetëvendosjes për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

11 maj 2020 | 14:24

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që zgjedhjet parlamentare të mbahen me 14 qershor të këtij viti.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje do të ishte një situatë e re kushtetuese. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se Kosova ka një mundësi që ia jep Kushtetuta, që të mos shkojë në zgjedhje edhe  nëse partia e parë nuk arrin ta bëjë shumicën.

“Vetëvendosja ndërron qëndrim në varësi të pozicionit të vet.  Shkuarja në zgjedhje do të ishte një situatë e re kushtetuese. Për fat të mirë Kosova e ka këtë mundësi kushtetuese të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje nëse i pari e humb shumicën apo nuk e bën shumicën në Kuvend”, ka thënë Haradinaj për “Oranews.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i ri i Atalantas, Andrea Rinaldi, ka humbur jetën…