![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Turqia.jpg)
Hapen qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë në Turqi
Qendrat tregtare, berberët dhe sallonet e bukurive janë lejuar të rihapen në të gjithë Turqinë, pas një mbylljeje gati dy.
Lehtësimi i kufizimeve është fillimi i një normalizimi, pasi numri i vdekjeve dhe numri i infeksioneve me Covid-19 në vend po bie.
Të dielën, të moshuarit u lejuan të dalin për herë të parë që prej shtatë javësh, pasi iu nënshtruan një shtetrrethimi që nga 21 marsi.
Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 47 vdekje dhe 1 542 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 786 dhe 138 657 numrin e infeksioneve.
Sipas Këshillit të Qendrave Tregtare, personeli dhe klientët duhet të mbajnë maska dhe të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancës fizike në të gjitha qendrat tregtare.
Administratorët e qendrës duhet gjithashtu të përdorin termometra, të përdorin dezinfektues dhe të marrin masa për të parandaluar grupet e mëdha, tha grupi në një njoftim për shtyp.
Restorantet dhe kafenetë në qendra tregtare do të qëndrojnë të mbyllura.
Lehtësimi i bllokimit do të thotë që fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen jashtë në 13 maj për disa orë, ndërsa ata të moshës 15-20 vjeç do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre në këmbë më 15 maj, duke mbajtur edhe maska, shkruan Al Jazeera.